Besëlidhja nuk ndalet këtë merkato teksa deri tani ka zyrtarizuar plot gjashtë afrime në tregun e janarit. Së fundmi, në ekip u shtuan edhe dy sulmuesit, Rocha e Stafa ndërsa mësohet se lezhianët janë pranë firmës edhe me një lojtar të Superiores.

“Kategoriaepare_official” raporton se Besëlidhja është pranë firmës me Danilo Gecaj të Erzenit, i cili ishte i huazur te Teuta por tashmë do të vijojë pjesën tjetër të sezonit në Lezhë.

Gecaj është 22 vjec dhe luan si mesfushor ndërsa për Kategorinë e Parë është i njohur teksa ka luajtur për shijakasit përpara se të ngjiteshin në elitë.

Nderkohe me keto perforcime qe po bejne, lezhjanet duan me çdo kusht t’i largohen sa me shpejt te jete e mundur fundit te renditjes. Bashkepunimi i mire qe ka nisur ne mes presidentit Noka dhe Bashkise Lezhe, po jep frutet e veta, megjithate kjo ndodhi me shume vonese.