Tuesday, March 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e ish- kampionit të Vllaznisë Suad Lici

ALMANAK/ Sot ditëlindja e ish- kampionit të Vllaznisë Suad Lici

Shkruar nga Gjergj KOLA

Një nga futbollistët më të spikatur të Vllaznia Shkodër pas viteve ’90 padyshim që është edhe Suad Lici. Një lojtar i cili ka luajtur me sukses si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë, duke spikatur me paraqitjet e tij dhe jo më kot ka qenë pjesë edhe e Kombëtarja shqiptare e futbollit. Dita e sotme është e veçantë për të: Ai feston 52-vjetorin e lindjes dhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura.

Suadi ka lindur në Shkodër më 24 mars 1974 dhe zgjodhi të merrej me futboll që në moshë të vogël, ndërkohë që më pas ka kryer edhe shkollën e Mjeshtërisë Sportive në kryeqytet.

Më pas rikthehet në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit të parë të Vllaznisë, me të cilin ka kontribuar ndjeshëm në fitimin e dy titujve kampionë, pikërisht në vitet 1998 dhe 2001. Po ashtu, ai ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë në vitin 2008, si dhe dy Superkupa në vitet 1998 dhe 2001.

Me pesë trofe “mbi supe”, ai ka shkruar emrin e tij në historinë e suksesshme të Vllaznisë dhe në fakt nuk ka qenë një lojtar dosido. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për fanellën kuqeblu në vitet 1992–2009, kur edhe e mbylli karrierën. Gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar plot 314 ndeshje me Vllazninë dhe ka shënuar 50 gola.

Ndërkohë, gjatë karrierës së tij ka arritur të veshë edhe fanellën e kombëtares, me të cilën ka luajtur 6 ndeshje, duke realizuar një tjetër ëndërr të tij. Pas lënies së futbollit, ai ka provuar për disa kohë edhe rolin e drejtuesit, duke qenë administrator i KF Vllaznia.

/www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments