Pak dite me pare Bashkia Shkoder nderoi nder te tjera gjate kupes “Nderi i Figurave” edhe disa ish- sportiste dhe ish- trajnere te atletikes se Vllaznise nder vite. Dhe njeri nder to, ka qene edhe Surri Hoti, nje emer i shquar i ketij sporti ne Shkoder dhe Shqiperi.

Surri Hoti ka lindur ne Shkoder me 25 prill 1935 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me sport, duke qene per vite me rradhe nje atlet i talentuar i Vllaznise, por edhe i ekipit te Partizanit dhe kombetares shqiptare..

Fillimet e Syrri Hotit me sportin e atletikës i përkasin viteve ’50-të, duke u bërë pjesë e disiplinës së kërcimeve. Nuk vonon dhe në Kampionatin Kombëtar të atletikës së vitit 1953, ai përfaqëson ekipin “Puna” të Shkodrës.

Pasi përfundon edhe studimet e larta në Universitetin e Lartë të Kufturës Fizike, “Vojo Kushi” në Tiranë, inkuadrohet si trajner i Vllaznisë në ekipet e atletikës. Duke punuar përkrah kolegëve dhe miqve të tij të afërt, Gëzim Mema, Vildan Tufi, Hysni Beqeziqi, Rasim Kraja, Llesh Vuksani, Enver Dervishi, Isak Bala, Rrok Hila, Angjelina Gurakuqi, etj.

Falë përvojës disa vjeçare në këtë fushë, Surri Hoti do të ishte në pozicionin edhe të kryetrajnerit të atletikës shkodrane, nga puna pasionante dhe profesionale e të cilit kanë dalë me dhjetra sportistë të talentuar, kampionë dhe rekordmenë të Shqipërisë. Ndërkohë, që një pjesë të mirë të viteve të punës së tij, Surri Hoti do t’i kalonte edhe si mësues i edukimit fizik, ndër më të spikaturit e qytetit të Shkodrës, pa lënë mënjanë këtu edhe vitet si inspektor i klubit sportiv Vllaznia.

Edhe sot e kesaj dite, shume sportiste te tij e vleresojne maksimalisht kete personalitet te sportit, jo vetem per kete fushe, por edhe per anen njerezore dhe menyren si i respektonte te gjithe njerezit.

Surri Hoti eshte ndare nga jeta me 1 dhjetor 2021 ne moshen 86 vjeçare, por kujtimi qe ai ka lene pas tek koleget e sportistet e tij eshte i madh dhe i tille do te mbese perjete.
Gjergj KOLA