E kishim paralajmeruar qe dje dhe ne fakt sot eshte zyrtarizuar.Mesfushori shkodran eshte tashme pjese e ekipit Besa te Kavajes.

33 vjeçari ka studiuar te gjitha ofertat e mundshme qe ka patur gjate kesaj periudhe dhe ne fund ka vendosur t’i bashkohet kesaj skuadre te njohur e cila merr pjese ne kampionatin e kategorise se pare sivjet.

Por Besa duket se ka nje projekt serioz per rikthimin ne Superlige dhe per kete arsye por merr disa lojtare me pervoje. Me pare ka firmosur edhe me mesfushorin e njohur Jetmir Sefa, ndersa tashme edhe me Alsid Tafilin.

Lojtari qe ka luajtur mbi 200 ndeshje ne kampionat me Vllaznine ndjehet i kenaqur me zgjedhjen qe ka bere dhe premton te beje me te miren qe ajo te arrije objektivat qe ka.
www.shkodrasport.com