Skuadra kosovare e Lirisë së Prizrenit ka humbur në fushën e saj nga ekipit kryesues të Ligës së parë të Kosovës- Ferronikelit dhe është eliminuar nga kupa. Ka ndodhur kështu në turin çerekfinal që është luajtur vetëm me një takim në Prizren. Miqtë kanë fituar 2-1 duke qenë ata tashmë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Golin e vetëm për Lirinë e ka shënuar mesfushori shkodran Alsid Tafili nga pika e 11-metërshit në minutën e 66-të duke ngushtuar rezultatin por pa mundur dot të barazojë. Në fakt, skuadra prizrenase e ka më shumë mendjen tek kampionati ku kërkon të ngjitet sa më shumë në renditje.

Sa i takon Tafilit, ai vazhdon të shfaqë vlerat e tij si futbollist duke vazhduar të shfaqet edhe si golashënues teksa në 3 ndeshje me Lirinë e këtij sezoni, ka shënuar 4 gola. Ai konsiderohet pika e referimit të lojës së skuadrës së tij nga ana e trajnerit Skender Shengyli.

www..shkodrasport.com