Superkupa e Shqipërisë do jetë ndeshja e parë zyrtare për Vllazninë pas kthimit nga pushimi i kampionatit. Dueli do jetë në datën 7 dhjetor kundër Tiranës në “Air Albania”.

Altin Xhahysa, trajneri shkodran dhe ish-futbollisti i kuqebluve ka komentuar për këtë ndeshje së fundmi. Ai thekson se duhet që ekipi të hyjë me mentalitetin e duhur kundër bardhebluve.

Xhahysa tha: “Superkupa është një trofe më shumë për moral dhe ndoshta për të mbyllur një vit pozitiv. Uroj që ekipi të hyjë me mentalitetin e duhur kundër Tiranës. E po ashtu me dëshirën e duhur. Pasi javët para përfundimit të kampionatit, ekipi gëzoi një formë të mirë.

Është edhe vetë emri i Tiranës që të motivon patjetër dhe uroj që skuadra ta fitojë këtë trofe sepse do ishte pozitive. Ndoshta do shohim një fytyrë tjetër pas këtyre pushimeve, pritet të shohim”.
Endri ÇINARI