Te Serbia mund të qëndrojnë disi më të qetë, Dushan Vlahoviç mbi të gjitha, i cili u pa që të baltosej nga një skandal shumë i madh.

Dy ditë më parë, në median vendëse dhe jo vetëm shpërtheu lajmi se bashkëshortja e portierit të dytë të Serbisë, Predrag Rajkoviç, ishte në një lidhje sekrete me sulmuesin e Juventusit dhe madje, të dy ishin kapur në dhomë edhe në Katar.

Por pasi vetë Ana Rajkoviç, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë përgënjeshtroi pasi në të vërtetë ajo nuk ka udhëtuar aspak në Katar, “Telegraf.rs” është thelluar në hetimin e çështje dhe duke se ka gjetur dy personat që kanë shpikur lajmin.

Sipas këtij burimi, ato që kanë ngritur në këmbë këtë farsë të rrezikshme janë bashkëshortet e dy futbollistëve, që në momentin e fundit nuk u bënë pjesë e listës së Dragan Stojkoviçit për në Katar, konkretisht Rajko Brezançiç, mbrojtësi i Partizanit të Beogradit dhe Nikola Vujadinoviç, mesfushori i Çukariçkit.

Madje, përveç Vlahoviçit dhe Ana Rajkoviçit, dy bashkëshortet e lënduara të dy futbollistëve të mësipërm dje kishin shpërndarë në disa portale të tjera se kishte një tjetër histori tradhtie brenda përfaqësueses, e cila përfshinte mesfushorin Nemanja Gudelj me të fejuarën e sulmuesit të Fiorentinës, Luka Joviç. Shkurt, një çorbë e gatuar keq, por që pritet të shkojë dhe të zgjidhet me siguri në rrugë ligjore.