Nëpër mediat italiane është përfolur shumë për një largim të Igli Tares nga posti i drejtorit sportiv të Lacios. Gjithashthu është aluduar se arsyeja është një krisje mes tij dhe trajnerit Maricio Sarri.

Megjithatë për të shuar polemikat ka menduar vetë shqiptari, i cili ka folur për mediat italiane lidhur me këtë temë.

I pyetur nëse do të jetë drejtori sportiv i Lacios dhe për sezonet e tjera, Tare u përgjigj shkurt.

“Po, po sigurisht”.