Mbrojtësi i PSG-së, Dani Alvesh ka folur për mediat spanjolle para publikimit të dokumentarit të Barcelonës së viteve 2008-12, që konsiderohet si skuadra më e mirë të gjitha kohërave.

Për mediat iberike, Alvesh foli më shumë për ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, ku nuk ngurroi t’i thurë elozhe spanjollit, por gjithashtu foli edhe për sulmuesin Nejmar.

Sipas Alveshit, në rast se Nejmar do të trajnohej nga Guardiola, do të ishte futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave: “Nuk ka dyshim se Nejmar është një nga futbollistët më të mirë në botë, por në rast se do të transferohej te Barcelona kur Guardiola ishte në krye të pankinës, ai do të ishte më i miri i të gjitha kohërave.

Pep është i pabesueshëm, ka aftësi të veçanta dhe është shumë më lart se trajnerët e tjerë. Prandaj mendoj se nëse Nejmar do të punonte me Guardiolën, do të shikonim një fenomen ndryshe”./vipsport/