Java e 6-të e Kategorisë së parë ka treguar edhe njëherë tjetër forcën e Dinamos e cila ka fituar edhe në Fier dhe kryeson e vetme renditjen pas kësaj jave. Ndërkohë vazhdon “të tregojë dhëmbët” Korabi i cili ka mundur leftësisht 4-1 Lushnjën dhe është i dyti. Por nga ana tjetër, kanë fituar edhe Skënderbeu dhe Flamurtari duke treguar se do jenë gjithnjë aty pranë Dinamos.

Por nje analize me te detajuar te detajuar te ngjarjeve te kesaj jave, mund te lexoni me poshte analizen e specialistit te futbollit Besnik Duli e bere ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me te gjitha sfidat e kesaj jave:

Apolonia – Dinamo (1-3)

Te dyja skuadrat kerkonin suksesin. Duke pare ndeshjen dhe menyren se si ajo u zhvillua, mund te them se Dinamo eshte me lart se Apolonia, jo per faktin se fitoi , por ka qendrushmeri ne loje e ne rezultate, gje qe e tregoi dhe diten e shtune, ku me nje loje mjaft te bukur me pasime e kombinacione te shumta, me dalje nga krahet ne mbivendosje dhe vertikalizimet e topit ia arriten te fitonin 1-3.


Korabi – Lushnja (4-1)

Edhe ky takim u zhvillua i hapur dhe me nje qarkullim topi te dendur ne mesfushe, por me kalimin e minutave, Korabi tregon se ka krijuar nje grup dhe skuadra funksionon ne menyre harmonike. Nga mbrojtja ne sulm me pasime te shpejta dhe me ide te qarta ne goditjen e portes kundershtare, kjo loje solli coroditje ne radhet e mbrojtjes Lushnjare, e cila duket mjaft qarte se ka probleme. Korabi po luan nje kampionat me nje grup lojtaresh qe njohin mire lojen e njeri-tjetrit dhe kane harmoni. Baze e suksesit eshte dhe trajneri Kumbarce me punen qe ka bere ne kete ekip.


Flamurtari -Terbuni (3-0)

Loja u zhvillua ne barazpeshe te plote me diferenca te vogla ne aspektin teknik dhe taktik te saj. Flamurtari luan qete dhe sakte me topin ne mesfushe dhe ka aftesi te mira shperthyese, por gjen nje mbrojtje te forte, ku dallohet Hoxha, i cili ishte i pakalueshem, por kualitetet bejne diferencen dhe nga sulmet e shumta vjen autogoli ne te 16-ten. Loja ne teresi ishte e bukur, por e zbehu gjendja fizike e lojtareve, ku te Terbuni u ndje me shume, per shkak te ndeshjeve te kupes ne mesjave dhe Flamurtari arriti te shenoje gola ne fund te sfides, ne minuten e 87-te dhe 91-te. Flamurtari eshte ne konsolidim nga java ne jave dhe tregon nje loje me shume koncept e ide te qarta ne fazen sulmuese dhe ate mbrojtese.

Luzi – Burreli (2-1)

Nje ndeshje e forte, pa siguri se kush do arrinte fitoren. U vu re nje grinte dhe nje karakter per t’u admiruar te skuadra e Luzit, e cila ishte vendosur taktikisht ne fushe me vendosjen 4-3-3 dhe Burreli me ate 4-4-2. Luzi i realizoi sakte detyrat qe ju kishte dhene trajneri, ku dukej qarte saktesia ne pasim dhe aftesia per ta mbajtur topin sa me shume ne kontroll. Ndertoi shume sulme me mendim te qarte dhe me aftesi te mire goditese ne porten kundershtare, ku edhe realizoi dy gola ne pjesen e pare. Burreli ben gabime ne detyrat mbrojtese dhe gjithashtu nuk ka aftesi organizative ne fazen sulmuese. Ne te dyten, si gjithmone ka ndryshim. Burreli eshte me i vendosur dhe me i qarte ne ate qe kerkon te realizoje ne kte pjese dhe mundohet te organizoje e te ndertoje shume sulme ne porten vendase, nga ku edhe e shenon golin. Edhe pse ka mundesi per ta barazuar, perballe ka nje skuader si Luzi, qe nuk toleron, por qendron stoike deri ne fund dhe merr fitoren.


Tomorri – Skenderbeu (0-1)

Ne kte takim tejet te luftuar fiton Skenderbeu me nje penallti te dhuruar nga gjyqtari. Skuadrat filluan lojen me rreshtimet taktike te Tomorrit me 4-4-2 dhe te Skenderbeut me ate 4-3-2-1, ku dhe bie ne sy qarkullimi i topit ne mesin e fushes. Secila skuader mundohet te marre zoterimin e topit dhe qarkullimin e tij nga mbrojtja ne sulme me topa te alternuar. Nuk mungojne aksionet me dalje nga krahet ne mbivendosje. Me kerkues ne pjesen e pare ishte Skenderbeu, kurse ne pjesen e dyte me superior ishte Tomorri, por pa arritur te gjeje golin, si pasoje e mosqetesise dhe qartesise taktike, por duhet theksuar se rreshtimi ne mbrojtje me 5-6 lojtare i Korcareve ishte i sakte, duke ja arritur te marrin 3 piket.


Turbina – Besa (2-4)

Mendoj se para se te fillonte loja favorite per fitoren do te ishte Besa, duke pasur parasysh dhe rezultatet. Ajo ka treguar se di te luaje bukur me topin, te shtrihet mire ne fushe dhe ta zoteroje mesfushen duke sulmuar vertikslisht dhe duke luajtur shpejt e pa stacionime, ku dhe arriti te shenoje plot 3 gola ne pjesen e pare. E dyta fillon me Turbinen, qe kerkon te marre zoterimin e topit dhe mundohet te krijoje disa aksione me pasime dhe dalje nga krahet, duke arritur te shenoje 2 gola, te cilet jane pasqyre e lojes se tyre. Kur mendohej se loja mbaroi, shenohet edhe goli i 4-te i Beses.

Beslidhja – Oriku (1-0)

Beslidhja nuk kishte alternative tjeter vec luftes per fitore. Ne fushe luajti me 4-3-3, pasi kishte perballe nje Orik shume te orgsnizuar e me nje vendosje taktike 4-5-1. Loja u zhvillua bukur, me qarkullimin e topit, me shpejtesi veprimesh, me mendim te qarte ne dy fazat e lojes, si ne fazen sulmuese dhe ne ate mbrojtese. Beslidhja punoi mire ne levizjet me dhe pa top, ne daljet ne krah dhe me pasime vertikale, te cilat nuk u shfrytezuan si duhet nga sulmuesit. Do te ishte minuta e 43-te, koha kur do te shenohej goli, i cli liroi ekipin vendas. Pjesa e dyte ruan ritmin deri ne minuten e 70-te, ku me kerkues ne loje jane miqte, qe qarkullojne topin dhe zoterojne mesfushen, duke dale disa here rrezikshem para porte, por pa rezultat, pasi Beslidhja e kishte siguruar mire prapavijen dhe me kundersulm mundohet te realizoje golin e sigurise. Skuadrat nuk kane me freski edhe pse me shume zevendesime te kryera. Cdo gje mbyllet 1-0 per Lezhjanet !