Njihet si nje nga specialistet me te mire te futbollit ne studiot televizive dhe per rrjedhoje, fjala e tij shpesh ze vend. E kemi fjalen per Shkelqim Muçen, i cili ne rolin e analistit ne “Rubrika Sportive” edhe mbremjen e sotme ka marre ne shqyrtim gjithçka ka ndodhur edhe ne javen e 25-te te “Abissnet Superiore”.

Si rrjedhoje eshte ndalur edhe tek kryendeshja e kesaj jave, ajo qe u luajt ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Partizanit, e cila u mbyll ne barazim 1-1.

“Partizani e nisi ndeshjen me bonus, duhet ta kishte shfrytëzuar, të ishte më i kujdesshëm. Por e kam thënë edhe më parë, kanë problem në mbrojtje, edhe golin e pësoi shumë shpejt. Por ishte një ndeshje e mirë në pjesën e parë, mund ta kishte fituar ndeshjen.

Në pjesën e dytë ra, nuk kam parë akoma dy sulmuesa që të mbajnë ritmin. Megjithatë, luajti me një skuadër të fortë, një skuadër që pretendon. Vllaznia është katër pikë pas Partizanit, është një skuadër që pretendon.

Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, nuk mund të thuash se njëra apo tjetra skuadër ka stabilitet, prandaj kampionati është mjaft interesant. Unë shikoj që Tirana dhe Partizani kanë një avantazh në ndeshjet e tyre. Muaji prill do të jetë vendimtarë”- eshte shprehur Muça./SHKODRA-SPORT.COM/