Goli nuk vjen pa gjuajtur në portën kundërshtare. Emisioni “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalistit të kombëtares U19, ka publikuar statistikat në lidhje me goditjet e ekipeve të Superiores në portat kundërshtare.

Tirana kryesuese ka sulmin më të mirë të kampionatit (33 gola), por askush nuk ka gjuajtur më shumë portën e ekipeve kundërshtare (236). Në vend të dytë ndodhet Partizani (231), që ndiqet nga bardhezinjtë e Laçit (209).

Në fund Egnatia, me vetëm 132 topa të përfunduar në portat kundërshtare. Sa i përket saktësisë së gjuajtjeve kryeson Kukësi (39.6%). Shumë mirë kanë bërë edhe Tirana (38.2) e Skënderbeu (38.1).

Në goditjet nga jashtë zone ndodhet Laçi në vend të parë. Skuadra e Mirel Josës ka tentuat golin nga larg në 123 raste. Kurbinasit ndiqen nga Vllaznia (116) dhe Dinamo (110), ndërsa ekipi më i dobët në këtë aspekt ështe Kastrioti.