Një gazetë financiare italiane thotë se llogaritë e Inter duhet ta kishin ndaluar të regjistrohej në Serie A.

Teksa FIGC dhe Lega Serie A nuk aplikojnë rregullat ‘Fair Play’ të UEFA-s, gjithsesi ka disa kritere që duhet të plotësohen nga klubet në mënyrë që të regjistrohen në prag të sezonit.

Sot Guanni Dragoni i Il Sole 24 Ore ka analizuar rezultatet aktuale të klubit dhe është habitur se si Zikaltrit kanë arritur të regjistrohen në kampionatin e Serie a.

Shifrat flasin se Inter kishte një bilanc negativ prej 83.41 milionë euro deri më 30 qershor të 2017, e cila është 29 milionë euro më e keqe se 12 muaj më parë.

Kjo do të thotë se kapiteli i injektuar nga pronarët nuk mjaftonte për të mbuluar humbjet, me klubin që ka pësuar humbje vit pas viti.

Inter është në pronësi të Suning Group që ka 65.55% të aksioneve, me 31.05% që janë të Eric Thohir dhe 0.4% janë pronarë të tjerë./telesport/