Dëmtimi që pësoi Elseid Hysaj në ndeshjen përballë Kaljarit, ka bërë që drejtuesit e Napolit të shqetësohen pasi në fundjvaë luajnë përballë Romës, por sipas mediave italiane, Hysaj mund të riktheht përballë Romës.

Edhe vetë drejtuesit e Napolit kanë filluar të jenë optimist për rikuperimin e mbrojtësit shqiptar, pasi rikuperimi pritet të jetë më i shpejtë nga sa mendohej, megjithëse ai ende ndjen dhimbje muskulare.

Hysaj luajti si titullar përballë Kaljarit, duke dhënë asist në golin e dytë në fitoren e thellë 0-5, por u detyrua të linte fushën e blertë në minutën e 75 të ndeshjes. /vipsport/