VLLAZNIA- FLAMURTARI (2-0)
Vllaznia vs Flamurtari ndeshje qe shihte favorit Vllaznine dhe ashtu ndodhi. Fitoi por nuk bindi ne loje. Gjate gjithe 90 minutave luajti ne prani te presionit psikologjik te pashpjegueshem dhe per vete pervojen qe kane lojtaret e vllaznise eshte e patolerueshme pasi kishin perballe ekipin me te dobet te mundshem.

E vetmja note pozitive perveç tre pikeve ishte Hygor qe me sa duket “nuk ia mushka shejtani” ndersa Flamurtari ishte per keqardhje nje ekip krejtesisht i paorganizuar dhe pse ka disa lojtare shume te mire si Gocaj, Pjeshka, Hoxhaj dhe Nebihu.

SKËNDERBEU- PARTIZANI (3-2)
Skenderbeu vs Partizani ndeshje me rivalitet. 40 minuta dominim i Partizanit, pastaj kartoni i kuq prishi ekuilibrat sidomos kur ke kundershtar nje strateg ne stol si Ilir Daja qe t’i shfrytezon ne maksimum pikat e dobeta. Partizani dhe pse humbi tregoi potencial, ndersa Skenderbeu duhet te mesohet t’i vleresoje ndeshjet jo ne baze te emrit te kundershtarit sepse eshte i forte me te fortit dhe i dobet me te dobetit.

TEUTA- LAÇI (0-1)

Teuta vs LaçIi nje ndeshje e luftuar por ne fund fitoi me plote merite Laçi, i cili ishte me agresiv, fitoi dyluftimet, mbrojti shume mire dhe kundersulmoi rrezikshem. Ndersa Teuta pati problem ne ndertimin e lojes, nuk krijoi befasi, i mungoi kreativiteti dhe per merite te mesfushoreve laçiane te cilet mbuluan rreptesisht Kallakun qe eshte truri i aksioneve sulmuese tek Teuta.

LUFTTARI- KUKËSI (0-0)
Luftetari vs Kukesi ndeshje e lehte ne leter per Kukesin por ne realitet fusha tregoi diçka tjeter. Luftetari dominoi dhe meritoi fitoren per menyren se si e interpretoi ndeshjen. Ne te ardhmen Luftetari perseri do hape “supermarketin” siç ka bere nder vite sepse ka lojtare te rinje cilesor qe mund te luajne dhe ne ekipet kryesuse.

Evidentoj ketu Demon, Isufin, Açken dhe Liken, ndersa Kukesi per objektivat qe ka dhe lojtaret qe posedon, ishte per turp kete ndeshje ne asnje menyre nje ekip qe eshte per titull nuk mund luaje ne kete menyre. As posedim te topit, as loje pa top, nuk shfrytzon tranzicionin pozitiv, gjendet i papergatitur ne tranzicionin negativ, thjesht ndeshje per t’u harruar per ekipin kryesues te kampionatit.

TIRANA- BYLIS (2-1)
Tirana vs Bylis ndeshje shume e forte, nje ndeshje nervash e ne fund fitoi Tirana qe ka hedhur kandidaturen per titull. Trajneri Egbo ka sjelle qetesi, ka konsoliduar 11-shen baze, ka ditur te karikoje skuadren qe po shfaq karakter.

Ka nje katershe sulmuese me shume klas dhe mendoj qe jane ne rritje, ndersa Bylis nuk duhet demoralizohet pasi dhe sot shfaqi grinte, deshire, agresivitet por duhet te shmangin tensionin pasi ne qofte se do shfaqin te njejtin tension si sot, ne ndeshjet tjera do kene problem me marrjen e rezultateve.