Te shtunen nis faza e trete e kampionatit dhe kalendari i javes se pare ka dhuruar sfiden Vllaznia- Laçi. Dy ekipet kane arritur nga nje fitore ne dy fazet e para, 1-0 ne Shkoder kane fituar vendasit dhe 3-0 kurbinasit ne fazen e dyte.

Por sa here qe permenden keto sfida, ne Shkoder ndalen tek nje shprehje e ish- teknikut te Vllaznise Armando Cungu qe sot drejton Laçin.

Pas ndeshjes te fazes se pare kur braziliani Hygor shenoi golin e vetem, ate te fitores per Vllaznine, Cungu ne ate kohe thjesht specialist futbolli, i ftuar ne nje studio televizive do te deklaronte:” Braziliani ishte me i dobeti ne fushe. Edhe ne rastin e golit, siç i themi ne ne Shkoder, “ia mbushi shejtani”.

Nje deklarate qe ne fakt krijoi ilaritet ne mes tifozeve te Vllaznise, por ky Hygor ne çdo ndeshje qe ka luajtur per kuqeblute ka treguar nje forme shume te mire duke u shfaqur si protagonist me lojen dhe golat e shenuar.

Dhe kryevepra me e madhe e Hygor padyshim ka ardhur dje kur ai shenoi nje supergol ne ndeshjen ndaj Flamurtarit me nje rroveshiate te shkelqyer brena zones.

Por meqe jemi ne prag te sfides te se shtunes, te shumte jane tifozet shkodrane qe pyesin: “A do ia mbushe shejtanit edhe te shtunen ndaj Laçit te Cungut?”
www.shkodrasport.com