VLLAZNIA- LAÇI (0-0)
Vllaznia vs Laçi, nje ndeshje e luftuar kryesisht ne mesfushe. Pame 2 ekipe qe kishin hyre ne ndeshje vetem per te mos humbur dhe barazimi ishte rezultati me i drejte per ate çka dhane keto skuadra. Laçi dominoi ne pjesen e pare, me sakte ne qarkullim, presoi lart dhe pati rastet e veta.

Ndersa pjesa e dyte foli per Vllaznine, jo se prodhoi loje por pati me shume deshire, e nxitur dhe nga faktori fushe si dhe pervoja e trajnerit qe nxiste tifozat me reagimet e tij per te zgjuar ekipin. Por deshira nuk mjaftoi sepse per te fituar nje ndeshje duhen shume komponente dhe kryesorja eshte manovra sulmuese qe tek vllaznia stonon shume.

SKËNDERBEU- FLAMURTARI (1-0)
Skenderbeu vs flamurtari ndeshje e lehte ne leter por nuk rezultoI ashtu ne fushe sepse flamurtari dhe pse me lojtare te rinj ne fushe dha maksimumin per te mos dale i humbur. Ndersa Skenderbeu prodhoi loje, pati qarkullim te mire por nuk konkretizuan rastet. Fati i ndihmoi me golin e minutave te fundit per nje trepikesh jetik ne luften per t’i shpetuar play- off-it.

TIRANA- LUFTËTARI (5-1)
Tirana vs luftetari, nje ndeshje pa shume histori. e dominuar nga fillimi ne fund nga Tirana qe me 5 fitore rresht ka hedhur kandidaturen per kampion. Tirana e Egbose funksionon perfekt pavaresisht nje Luftetari te dorezuar totalisht.

TEUTA- BYLIS (1-0)
Teuta vs Bylis, fitore e vuajtur e Teutes, por keto lloj fitoresh te japin moral ne vazhdim dhe Tteuta eshte aty e rikthyer per te pretenduar pas humbjes me Laçin ne Durres. Ndersa Bylis dhe pse humbi 2 ndeshje rresht mendoj se do rikthehet tek fitoret sepse dhe humbjet kane qene dinjitoze dhe te japin shprese per vazhdimesine.

KUKËSI- PARTIZANI (1-0)
Kukesi vs Partizani, kryendeshja e javes e perligji interesin qe u krijua per te. Nje ndeshje me intensitet, e dominuar ne pergjithesi nga Kukesi qe e menaxhoi shume mire ndeshjen. Qqarkulloi shume mire topin, kundersulmoi rrezikshem, u mbrojt shume mire dhe thjesht e meritoj fitoren. Partizani hyri ne ndeshje me frike, ndoshta si pasoje e humbjes ne Korçe. Mendoi te mbrohej dhe ne momentin kur u ndeshkua nuk mundi te nderronte strategjine qe kishte pergatitur qe te sulmonte ne menyre frontale. Mendoj qe te Partizani ka diçka qe nuk shkon nga ana organizative dhe qe pasqyrohet ne fushe.