Shkodranët janë të bindi që kanë gjetur trajnerin e duhur. Mirsad Jonuz po drejton me sukses Vllazninë dhe ka ndërtuar një ekip që po merr rezultate edhe ndaj ekipeve pretendente për Europën, apo për titull.

Nisur nga puna e mirë e bërë prej tij, në Shkodër kanë bërë edhe një lëvizje serioze për rinovimin e kontratës. Nuk bëhet fjalë për një zgjatje normale të marrëveshjes, por për nisjen e një cikli të ri.

E përditshmja sportive “Panorama Sport” shkruan se ka pasur një takim të kryebashkiakes Voltana Ademi me trajnerin Jonuz dhe i është ofruar një kontratë rekord, që do të jetë e vlefshme për pesë vitet e ardhshme.

Gjithsesi mbetet per t’u konfirmuar nga palet nje marreveshje e tille sepse ne fakt duket paksa e ekzagjeruar nje kohezgjatje e tille dhe e padegjuar me pare ne futbollin shqiptar, ndonese duket qarte se puna e Jonuz po vleresohet ne Shkoder.