Shkodranet e MFC Panthers nuk ia kane dale te fitojne trofeun e Superkupes se Shqiperise. Mbremjen e sotme eshte luajtur ndeshja finale per futbollin 9×9 dhe ata jane mundur me rezultatin 1-3 nga ekipi Kastriotit qe kesisoj ka merituar kete trofe.
Djemte e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani kishin bere edhe ndonje perforcim kohet e fundit, siç eshte ai i ish- futbollistit te Vllaznise Alsid Tafili, megjithate ne fushe kane qene serish inferiore.
Kampionet ne fuqi te vendit te futbollit 9×9, ekipi Kastriotet, eshte treguar me i sakte dhe si rrjedhoje ka arritur te shenoje tre gola duke e merituar edhe kete trofe.
Nderkohe fituesit e Kupes te sezonit te kaluar, MFC Panthers, nuk ia doli ta fitonte trofeun e tij te dyte. Tashme si rrjedhoje do t’i duhet te mendoje per sezonin aktual per te tentuar fitimin e ndonje trofeu tjeter, ndonese kjo duket shume e veshtire./SHKODRA-SPORT.COM/