Elseid Hysaj po kalonte një nga momentet më të vështira që pas transferimit të tij te Napoli, duke qenë se trajneri Karlo Ançeloti i besonte vetëm në ndeshjet e lehta në letër, por mesa duket kjo situatë ka kaluar.

Mbrojtësi shkodran ka nisur të bindë trajnerin italian edhe pse po kritikohet jo pak për rezultatet që skuadra e tij po merr në kampionat.

Megjithatë, Ançeloti duket e ka vendosur të mbyllë veshët karshi kritikave dhe të mos dëgjojë asgjë pasi edhe për ndeshjen ndaj Arsenalit, Hysaj me shumë gjasa do të jetë titullar. Mediat italiane janë ato që raportojnë këtë gjë, duke shtuar se dilema e vetme e Ançelotit lidhet me sulmin dhe se me repartet e tjera i ka idetë e qarta.

Vetëm pak ditë më parë, ishte menaxheri i francezit Malkuit ai që tha se në ndeshje të tilla duhet kualitet dhe se Malkuit luan titullar por mesa duket, Ançeloti mendon të kundërtën.

Ai beson se kualiteti është në këmbët e mbrojtësit shqiptar që luan titullar sot ndaj Arsenalit, në ndeshjen më të rëndësishme të Napolit për trofeun e vetëm që napolitanët mund të fitojnë këtë sezon. /VipSport/