Carlo Ancelotti ka shijuar mundësinë për ta udhëhequr Real Madridin në një finale të tretë të Ligës së Kampionëve nën drejtimin e tij pragmatik.

Los Blancos morën një barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munich 2-2, derisa një javë më vonë dy skuadrat takohen në Santiago Bernabeu.

Carlo Ancelotti ka thënë se është fantastike që kanë arritur deri këtu dhe ka folur për shanset që ka skuadra e tij të shkoj në finale.

“Ne arrijmë këtë pikë në sezon me një mundësi fantastike për të luajtur në një tjetër finale”, tha Ancelotti pasi Real Madrid barazoi 2-2 kundër Bayernit.

“Kur e ke topin duhet të sulmosh mirë dhe kur nuk e ke duhet të mbrohesh mirë”.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë sepse nuk mund ta keni gjithmonë topin. Ne nuk kemi parë versionin më të mirë të Real Madridit në ndeshjen e parë”.

“Ndeshja e dytë do të jetë e komplikuar sepse ne po luajmë kundër një ekipi të madh dhe barazimi është i barabartë, por tifozët do të na ndihmojnë me siguri në ndeshjen e kthimit”, shtoi trajneri italian.

Ancelotti është i saktë me vlerësimin e tij. Real Madridi është favorit për të fituar ndeshjen e dytë dhe për të arritur në finale pasi shmangu humbjen jashtë në një stadium të mbushur në Munich. /Telegrafi/