Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Manchester City neser ne mbremje, gjysmefinalja e vajtjes ne Champions League. Trajneri i Blancos nis me lajmet stërvitore: “Modric do të luajë nesër”.

Si të ndaloni Haaland? “Ai është shumë i rrezikshëm, ai ka një cilësi mbresëlënëse në shënimin e golave. Megjithatë, nuk është vetëm ai, City është një ekip i madh. Ne nuk duhet të luajmë një lojë për të ndaluar Haaland, por duhet të ndalojmë një ekip që duket i pandalshëm. Ne kemi opsione, ne mund të fitojmë.”

A e ndryshoi Haaland stilin e lojës së Guardiolës? Është një ekip më i kompletuar. Vitin e kaluar ata kishin një sulmues shumë të rrezikshëm si Gabriel Jesus, por shumë ndryshe nga Haaland. Tani ata përfitojnë nga topat e gjatë, në shumë ndeshje e kanë përfituar. Kjo nuk do të thotë se ata ndryshuan stil. Ata janë të organizuar shumë mirë në mbrojtje dhe luajnë mirë me topin”.

Gjysmëfinalja tjetër e Champions League? “Kam pasur fatin të trajnoj Milanin në një gjysmëfinale të Champions League në 2003, pikërisht në derbi. Kishte shumë presion në nivelin teknik dhe taktik.”

A do të jetë më e rëndësishme të mbrohesh apo të sulmosh nesër? “Nëse mbrohesh mirë, rezultati më i keq është një barazim. Kjo nuk do të thotë se nuk do të sulmojmë. Të mos harrojmë që vitin e kaluar ndaj Cityt pranuam 5 gola dhe shënuam 6 në dy ndeshje. Do të firmosja të bëja të njëjtën gjë kete vit”./telesport/