Lautaro do të jetë lojtari që do të vendosë Euroderbin mes Interit dhe Milanit. Këtë gjë e thotë Luis Figo, legjenda zikaltër që ka besim të plotë te sulmuesi argjentinas, pasi sipas tij është pjekur shumë si lojtar dhe ka personalitetin e duhur për ndeshje të tilla.

“Gjithçka mund të ndodhë në derbi, unë kam luajtur shumë dhe të gjitha kanë qenë shumë të luftuara dhe të tensionuara si ndeshje. Presim dy ndeshje të bukura. Kam pasur një eksperiencë fantastike me Interin dhe i uroj të shkojë në finale.

Lojtari vendimtar për Inzaghin? Do të them Lautaro, sepse në ndeshje të tilla vendimtar janë ata që realizojnë gola.

Detajet në Champions League janë vendimtare dhe argjentinasi mund të jetë njeriu i duhur. Ai është pjekur dhe ka personalitet”, tha ndër të tjera Luis Figo. /oversport/