Derbi Tirana – Partizani ka mbërthyer gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për rivalitetin mes skuadrave por sepse vjen në një pikë të sezonit ku rezultati pas 90 minutave do të jetë vendimtar për verdiktin final të çështjes së titullit kampion.

Duke parë rëndësinë e kësaj sfide, sektori i garave në FSHF ka marrë vendimin për ndryshimin e datës së ndeshjes. Fillimisht u programua për datën 17 maj, në të njëjtën ditë me 4 sfidat e tjera por në orën 18:30.

Së fundmi, është bërë e ditur se kjo supersfidë do të luhet 1 ditë më herët, pra më 16 maj, në të njëjtën orë. Një ditë që do t’i përkushtohet tërësisht kësaj ndeshje.

Nje dite me pas do te luhen te gjitha ndeshjet e tjera te kesaj jave dhe ne Shkoder do te jete nje sfide shume interesante, ajo ne mes Vllaznise dhe Teutes, e planifikuar te nise ne oren 15.00.