Vllaznia nuk ia doli te fitonte as ndaj Kastriotit te vendit te fundit dhe si rrjedhoje objekti “Europe” ne kampionat veshtiresohet gjithnje e me shume. Ne lidhje me kete ecuri te kuqebluve ka folur edhe ish- futbollisti dhe ish- trajneri i kesaj skuadre, Astrit Hafizi.

Ne fjalen e tij gjate emisionit “Studio Sport” ne Vizion Plus, ai eshte ndalur edhe tek çeshtja e trajnerit qe sipas tij nuk po jep efektin e duhur ne skuader.

“Vllaznia nuk ka qendrueshmeri ne lojen dhe rezultatet e saj. Luan ne Shkoder me Kastriotin dhe humb me lehtesi. Luan ne fushen e Kastriotit dhe ndonese ne pjesen e dyte luan me 10 futbolliste, kalon serish ne avantazh, por nuk ia del ta ruaje deri ne fund.

Piket qe shkodranet kane lene ne fushen e tyre me skuadra te ketij rangu, po i kushtojne mbase te gjithe objektivat e saj dhe madje edhe pjesmarrjen ne Kupat e Europes. Per me teper qe edhe ne Kupe nuk ka asgje te sigurte.

Ardhja e nje trajneri te ri ne mes te kampionatit, ka krijuar disa probleme te adaptimit te skuadres me menyren si punon ky trajneri i ri. Aq me teper qe eshte i huaj, aq me teper edhe prej komunikimit sepse gjuha qe ai flet eshte e veshtire per t’u kuptuar. Per kete me duket se po vuan Vllaznia. Sedloski nuk e njeh mire skuadren dhe kjo krijon veshtiresi”- eshte shprehur Astrit Hafizi./SHKODRA-SPORT.COM/