Pau Cubarsí (17 vjeç) po tregon një nivel mbresëlënës me ekipin e parë të Barçës. Pavarësisht se ende adoleshent, performanca e tij është befasuese deri në atë pikë sa trajneri Xavi Hernández dhe shokët e tij e kanë lavdëruar lojtarin e të rinjve.

Pas fitores bindëse kundër Getafe (4-0) në Montjuïc, Cubarsí ndau një imazh të ndeshjes në rrjetet e tij sociale dhe disa anëtarë të skuadrës komentuan publikimin e qendërmbrojtësit për ta uruar për paraqitjen e tij të mirë.

Ai që shkoi më larg nga të gjithë ishte Joao Cancelo, i cili nuk ngurroi ta krahasonte me një legjendë të historisë së futbollit, duke komentuar “Franz Beckenbauer Cubarsí”. Pra, anësori portugez e “pagëzoi” talentin e ri blaugrana me ish-mbrojtësin legjendar gjerman, që vdiq më 7 janar. Të tjerë si Ronald Araujo, Lamine Yamal apo miku i tij i mirë Héctor Fort, i cili i la një koment për të qeshur, “sa i pashëm je dhe sa i mirë”, u bashkuan gjithashtu me lëvdatat për Cubarsí.

Që nga debutimi i tij me ekipin e parë të Barçës më 18 janar, në ndeshjen e kupës kundër Unionistas Salamanca, Pau Cubarsí është imponuar si një lojtar shumë i rëndësishëm për Xavi. Tashmë ai ka grumbulluar 9 paraqitje në 10 ndeshjet e fundit, duke mbetur pa luajtur vetëm kundër Napolit./telesport/