I konsideruar fillimisht si “pasardhës” i Lionel Messi nga bordi i “blaugranave” të Barcelona, Ansu Fati duket të jetë kësaj vere më pranë se kurrë largimit nga “Camp Nou”, me klube të shumta evropiane që janë vënë në ndjekje të anësorit spanjollit.

Shpenzimet e mëdha të Barcelona-s i kanë shtyrë këta të fundit, të nxjerrin në shitje dhe 20-vjeçarin e krahut të majtë, teksa deri më tani është mësuar se klubi nuk do të pranojë më pak se 35 milionë euro për kartonin e tij.

Në krahun tjetër, mediat britanike raportojnë se agjenti i anësorit të sulmit, Jorge Mendes ua ka ofruar spanjollin, “topçinjve” të Arsenal, mirëpo me Martinelli, Saka, Jesus e Nketiah në sulm, duket se londinezët nuk janë dhe aq të vendosur për të nënshkuar me spanjollin./abcnews/