Ndonese kane kaluar me teper se 48 ore nga momenti kur iu anullua nje gol mese i rregullt, sulmuesi i Vllaznise Ante Aralica ende e ka mendjen aty. Akoma edhe sot nuk arrin ta kuptoje se si ka mundesi qe nje gol i tille te anullohet.

Pas ndeshjes, sulmuesi kroat eshte kerkuar te intervistohet nga mediat, por ka qene e pamundur se ai ishte “i terbuar”. Edhe shoket e ekipit jane munduar ta qetesojne, por e kane patur te veshtire.

Edhe dje, por edhe sot, ai eshte pare te jete disi nervoz edhe ne stervitje por kjo padyshim qe mund te ndikoje per mire tek ai. Aralica duket shume i motivuar per te shenuar serish dhe te gjithe shpresojne ta beje kete gje qe te henen.

Deri me tani, sulmuesi shtatelarte ka shenuar 7 gola dhe kuptohet qe objektivi i tij eshte te shenoje edhe te tjere ne 10 ndeshjet qe kane mbetur deri ne fund te kampionatit por edhe ne ato te Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/