Një nga volejbollistet më të talentuara të Vllaznisë Antoneta Molla, duket se ka vendosur të ndërrojë sport. Përveç atij të rrjetës, 19 vjeçarja duket se ka edhe një tjetër pasion, pikërisht skitë. Jo më kot ka shfrytëzuar këtë kohë pa aktivitet sportiv dhe ka nxituar të merret me ski.

Ajo ka postuar në profilin e saj në instagram dy foto nga një pistë skish. Megjithatë këtë sportin e dytë ajo thjesht e ka pasion pasi sporti i saj i preferuar është ai i volejbollit. Sigurisht që këto pak ditë pushimi ajo po i shfrytëzon në mënyrën e duhur sepse në ditët e para të janarit do t’i rikthehet sërish stërvitjes me ekipin e volejbollit.

Molla bashkë me vajzat e tjera dhe trajnerin Kroqi kanë objektiva serioze për fazën e dytë të kampionatit ku do të synojnë një paraqitje më të mirë në mënyrë që të kapin zonën e play-off.

Dhe protagonistja e këtij shkrimi është një nga pikat më të forta të këtij ekipi, një shutere e cila pritet të udhëheqë Vllazninë drejt arritjes së objektivit.
© shkodrasport.com