Entuazist ne kampin ballshiot te gjithe pjestaret e skuadres se Bylisit por po kaq entuziasem ka edhe ne kampin shkodran. Futbolliste e drejtues te Vllaznise jane te bindur se do ia dalin ta fitojne finalen e neserme.
I ketij mendimi eshte edhe mbrojtesi Antonio Marku i cili eshte i gatshem per te dhene kontributin e tij ne kete ndeshje nese do t’i kerkohet nga ana e stafit teknik.
“Finalja me Bylisin ka specifikën e saj dhe si e tillë është vlerësuar nga skuadra jonë. Kemi një kundërshtar të fortë, madje me përvojë në Superiore, dhe nesër në Durrës do jetë një 90-minutësh i fortë dhe i bukur. Vllaznia do ta arrijë fitoren, Shkodra e meriton trofeun”, është shprehur mbrojtësi i majtë për “SportEkspres.com”.
Më tej Marku shton: “Luajmë për fanellën e Vllaznisë dhe pesha e saj na detyron që këtë finale ta fitojmë. Na duhet që të bëjmë një mbyllje sa më të mirë dhe Kupa do ishte shpërblim më i madh se sa ana financiare e saj. Nga këtu nis për ne sezoni i ardhshëm, që do jetë vendimtar dhe do tregojë forcën e vërtetë të kësaj skuadre”.
Trajneri Canaj ende nuk e ka bere publik formacionin me te cilin do te luaje neser ne oren 16.00 ndaj Bylisit ne “Niko Dovana” por kjo pak rendesi ka. Kushdo qe te jete ne fushe do te jape me te miren qe trofeu i titullit kampion t’i takoje Vllaznise.