Nuk ka dënime në Superiore, por ato nuk mungojnë në Kategorinë e Parë, të Dytë dhe te moshat. Turbina U-17 ka humbur ndeshjen në tavolinë, pasi braktisi sfidën ndaj Oriku U-17, teksa i janë zbritur edhe 3 pikë në renditje.

VENDIMET:

1. Lojtari i Flamurtari FC, Geraldo Ballaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Turbina, Christian Matheus Lima Da Silva, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FK Elbasani, Ferit Moli, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i FC Gramozi, Muharel Lumani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i Maliqi, Erjon Beqiraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i FK Kukësi U-17, Gerald Shahu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF Burreli U-17, Eno Gjasta, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i Besëlidhja U-17, Pjetër Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. KF Turbina U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 Grupi C, kundër Oriku U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

10. Lojtari i FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, Kledis Hurmi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i Besëlidhja U-19, Jurgen Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i JA Tirana U-19, Arbër Sinanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i Tirana B U-19, Indrit Ndou, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. KF Sopoti U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi B, kundër Vora U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

15. Lojtari i KF Turbina U-19, Santiago Kovaci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i KF Turbina U-19, Kledis Preçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i KF Turbina U-19, Gazmend Filja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Lojtari i FK Tomori U-19, Samuel Brahimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. Lojtarja e Skënderbeu Femra, Joana Nicku, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20. Lojtarja e Apolonia – Femra, Liridona Gashi, për sjellje josportive ndaj zyrtares së ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21. Lojtari i Football Republic U-21, Riza Dushku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

22. Lojtari i FK Dinamo U-21, Sildi Hidri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

23. Lojtari i Football Republic U-21, Darli Hysaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

24. Lojtari i FK Kukësi U-21, Fluturim Domi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

25. Zyrtari i Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 30 (tridhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

26. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Iliria U-19, SebastianCela, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

27. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Bylis U-19, Kristi Merkaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

28. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, ArdjanGega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

29. Rrëzimin e kërkesës së FC Lushnja U-17, në lidhje me lojtarin Ronaldo Bufazi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.