Vllaznia ka bere mire deri tani duke qene gjithnje ne vendet e para te tabeles se klasifikimit ne kampionat, por eshte edhe ne katershen e ekipeve me te mira te Kupes. Nje ecuri qe pakkush e kishte menduar, por e gjitha kjo ka ardhur fale punes shume te mire te bere nga skuadra dhe mbeshtetjes se madhe nga drejtuesit.

Per portierin Bojan Zogoviç fundi i sezonit duhet medoemos ta gjeje Vllaznine fitimtare sepse e meriton kete gje, per gjithe çfare ka dhene ne fushen e lojes deri tani. 32 vjeçari nga Mali i Zi ka patur nje sezon pergjithesisht te mire deri me tani, kuptohet me uljet e ngritjet e tij, megjithate ka dhene garanci per skuadren ne prapavije.

Ne nje interviste te dhene per mediat, pikesepari Zogoviç eshte ndalur tek sfida e neserme me Laçin per kampionat, me pas ka folur edhe per ate te kupes te merkuren po ndaj kesaj skuadre, por edhe per pretendimet e ekipit deri ne fund te sezonit.

“Deri me tani, sfidat tona me te veshtira kane qene ato kunder Laçit. Eshte nje ekip solid dhe me pervoje. Por jam i sigurte qe jemi gati per perballjen e rradhes. Kemi dy ndeshje me ta brenda 4 ditesh dhe mendoj se nuk do te jete e lehte as per ta. Ne do te kerkojme te bejme me te miren.

Edhe ndeshja e kampionatit, edhe ajo e se merkures per Kupe, jane te rendesishme per ne. Sigurisht ne hyjme ne çdo ndeshje me synimin per te fituar dhe do te perpiqemi ta mposhtim Laçin per here te pare ne kete sezon. Sa i takon ndeshjes se kupes, mund te them vetem qe do te bejme gjithçka per te shkuar ne Europe sepse sigurisht qe e meritojme kete gje”- eshte shprehur Zogoviç.

Por a i ka forcat dhe mundesite Vllaznia per te pretenduar ne te dy frontet? Portieri malazez pergjigjet: “Mendoj se kete sezon po bejme rezultate mbi pritshmerite. Askush nuk e priste kete, por ne treguam cilesi. Duhet te jemi me te qete dhe te vazhdojme perpara.

Mendoj se kemi forcen fizike dhe mendore per ta perfunduar kete sezon si fitimtar. Vllaznia e beri kampionatin interesant kete vit. Ne 26 jave ne jemi te paret ose te dytet dhe kjo eshte e shkelqyer per ne dhe klubin. Duhet ta konkretizojme me sukses deri ne fund kete qe kemi bere deri tani”./SHKODRA-SPORT.COM/