Vllaznia e basketbollit te meshkujve po kalon nje periudhe shume te veshtire kete sezon teksa e ka nisur kampionatin ne menyren me te keqe te mundshme me 5 humbje ne 5 ndeshje te luajtura. Por jo vetem kaq.

Ekipi aktual ka nje perberje qe nuk garanton per te ardhmen, megjithate ka edhe prej atyre qe mendojne ndryshe. Basketbollisti i Vllaznise Antonio Shabani mendon se kjo nuk eshte periudha me e keqe e kesaj skuadre.

Ai ka qene i ftuar mbremjen e se henes ne emisionin “Sport Show” nw TV1 Channel ku ne lidhje me situaten e krijuara tek ekipi i basketbollit te meshkujve te Vllaznise, eshte shprehur:

“Eshte kohe e keqe per basketbollin por nuk mund ta them koha me e keqe. Nga viti 2007 apo 2008 ishte koha kur ekipi i Vllaznise kishte vetem 7 lojtare, prandaj them qe ka qene edhe me keq. Sot Vllaznia nuk garon e njejte me te gjitha ekipet e tjera ne Kampionat.

Te gjitha ekipet e tjera kane minimum nga dy lojtare te huaj, amerikan. Kjo eshte nje ndimese shume e madhe per ekipet e tyre. Vllaznia per te cilen ne sot flasin ka nje ekip me 100% djem shkodran, ku shume prej tyre kane ardhur nga ekipi i te rinjve. Aktualisht jemi vetem tre lojtar nga ekipi qe kemi qene edhe vitet e tjera.

Situata sot mund te them qe eshte nje produkt i lidershipit apo e menaxhimit te viteve me pare. Çdokush qe eshte afruar ka ardhur me objektiva per te qendruar pak tek skuadra e Vllaznise. Duke qene se duam te behemi sa me shpejt kampion perdorim rrugen me te shkurter, marrin sa me shume lojtare per te rritur cilsine e lojes. Keshtu cilesia e lojes rritet por nuk shikojme per me larg nuk mendojme per te ardhmen e skuadres”.