Vllaznia e femrave po shpreh haptazi pakenaqesite e saj ne lidhje me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe si rrjedhoje vendosi te mosparaqitet ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise ndaj Gramshit.

Institucioni i futbollit shqiptar duket se po ndikon ndoshta ne menyre jo te drejteperdrejte ne prishjen e gares ashtu siç ka ndikuar pak vite me pare me ndryshimin e skemes dhe perjashtimin e disa ekipeve nga gara e kampionatit, me pretekstin e krijimit te ekipeve te femrave tek ato te Superliges.

Nisur nga te gjitha keto zhvillime, njeriu qe ka krijuar te parin ekip te futbollit te femrave ne Shqiperi, ketu e mbi 18 vjet me perpara- Ferdinand Jaku, ka bere diten e sotme nje apel ndaj institucionit perkates.

“Mos e shkaterroni ate qe sakrifikuam me e ndertu! Futbolli i femrave ne krize!”- shkruan presidenti i ekipit “Juban Danja”.

A do te zere vend nje apel i tille i z.Jaku? Kjo mbetet per t’u pare por ne fakt, dikush nuk e do Shkodren edhe ne kete drejtim sepse jo shume vite me pare, nder 10 ekipet e kampionatit shqiptar, 4 ishin nga Shkodra.

Sot ka mbetur vetem Vllaznia, por nese vazhdojne sulmet ndaj saj, nuk perjashtohet mundesia qe sezonin e ardhshem te mos jete edhe ajo pjesmarrese ne kampionatin shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/