Çiklistet e Vllaznise kane marre pjese diten e djeshme ne garen e dyte te ketij viti, trofeun “26 Marsi” qe u zhvillua ne Kavaje me pjesmarrjen e çiklisteve me te mire te Shqiperise, por edhe te tjere te ftuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Paraqitja e sportisteve shkodrane ka qene pergjithesisht e mire teksa Bekim Tafili ka zene vendin e trete dhe eshte ngjitur ne podium ne garen e kadeteve, ndersa Bruno dhe Marçelo Kola kane qene mes me te mireve ne garen e te rriturve.

Ne lidhje me kete gare, trajneri Leonat Kola eshte shprehur keshtu per gazeten “Shkodra Sport” kur ka deklaruar: “Ne arritem ta mbyllim me sukses edhe kete aktivitet. Pavaresisht se kishim pak stervitje, nisur nga problematika qe kam ngritur edhe me perpara, serish beme paraqitje shume te mire ku une dua te veçoj sportistet Bruno Kola, Marçelo Kola dhe ne veçanti Bekim Tafilin qe arriti per here te pare te ngjitet ne podium.

Te mos harrojme se po rivalizonim me nje Tirane qe ishte perforcuar shume, edhe me çikliste te huaj ne rradhet e saj, po ashtu, ekipi nga Kosova dhe ato nga Maqedonia, kishin sportiste shume te mire, por serish u paraqitem dinjitoze dhe kjo eshte nje garanci per te ardhmen.

Me kete rast, meqe me jepet edhe njehere mundesia dua t’i kerkoj Bashkise edhe njehere: Ju lutem, ju lutem, na siguroni karburantin dhe bazen materiale e kete ta bejne vetem per Vllaznine. Tani ka shkuar puna, ose ta mbajme çiklizmin si duhet ta mbajme ne nivele te larta, sepse per ta mbajtur keshtu si eshte tani me sakrifica, ka per te ardhur momenti qe edhe une te them stop se nuk mundem me dhe çiklizmi ka per te mbetur ashtu siç ka qene vite perpara”.

Po a ka te tjere te interesuar per t’u afruar prane ekipit te çiklizmit? Trajneri Kola e ka nje pergjigje edhe per kete gje kur thote: “Dyert i kane te hapura. Ua kam bere te qarte edhe drejtuesve te Bashkise, se nese ka nje njeri tjeter qe eshte i gatshem te marre ekipin e çiklizmit, une si president i shoqates, jam i gatshem t’ia dorezoj ekipin dhe çdo gje, vetem per hater te Vllaznise”./SHKODRA-SPORT.COM/