Apolonia luajti të shtunën në Shkodër ndeshjen e javës së 19-të të Superiores me fierakët që kishin udhëtuar që të premten drejt qytetit ku do të luhej ndeshja. Pas përfundimit të takimit që përfundoi me fitoren e Vllaznisë 1-0, Apolonia u nis menjëherë drejt Fierit.
Mirëpo ne aksin Lezhë-Milot, autobusi është bllokuar dhe ka mbetur dy orë mes trafikut, pa pasur mundësinë që të kalohej ai segment i rrugës, për shkak të dëborës dhe erës së fortë.
Duke parë se situata nuk po përmrësohej dhe kalimi po bëhej gjithnjë e më pak i mundur, fierakët janë kthyer mbrapsht dhe ekipi është nisur përsëri drejt Shkodrës.
Kështu është vendosur që të qëndrohej edhe të shtunën në darkë të grumbulluar në qytetin verior, pikerisht ne “Gardenland Resort”, duke udhëtuar vetëm të dielën paradite drejt Fierit./vipsport/