Paraditen e ditës së shtunë, në vigjilje të sfidës me Teutën ka pasur një takim mes zyrtarëve të skuadrës së Apolonisë dhe trajnerit të mirënjohur vlonjat, Gentian Mezani.
Trajneri vlonjat ka qenë shumë afër fierakëve, e për më tepër që u përshtatej edhe dëshirave dhe projekteve të klubit, duke qenë se Mezani jo vetëm punon mirë, por siodmos me të rinjtë që janë të shumtë në tradhët e skuadrës së Apolonisë.
Por, duket se takimi nuk ka përfunduar me sukses dhe Mezani duket se do të marrë një detyrë te Gjilani në Kosovë, aty ku pritet që t’i besohet edhe posti i Drejtorit të Përgjithshëm.
Madje, nga sa bëhet e ditur, skuadra Gjilanit ka një projekt madhështor, duke shtuar buxhetin dhe pritet që së shpejti të jetë një skuadër me potencial në Kosovë…
Madje, që pritet të vihet në jetë që në këtë sezon, por sidomos në verën e ardhshme, ndërsa trajneri vlonjat do të ketë dorë të lirë te gjilanasit, të cilët për herë të parë i çoi në Kupat e Europës, një arritje historike…
Ne kete menyre ende nuk eshte e qarte se kush do ta drejtoje Apolonine ne ndeshjen e se merkures ndaj Vllaznise. Nese nuk zgjidhet nje trajner tjeter, gjasat jane qe ne pankine te jete serish drejtori i Akademise Borova.