Vllaznia ka mbyllur sot pergatitjet per ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Teutes qe do te luaje neser ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Gjithçka duket gati tashme dhe duket se stafi teknik ka marre vendimin edhe per menyren e te luajturit apo dhe lojtaret qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Kuptohet qe nje nga dilemat e cila priste zgjidhje ishte ajo se kush do te luante ne maje te sulmit ne kete ndeshje, Aralica apo Djurdjevic?

Nga sa eshte pare diten e sotme, neser ne fushe nga minuta e pare ashtu si ne ndeshjen e kaluar ne Laç, do te jete serish Djurdjevic, ndersa Aralica do te jete ne stol.

Perpos tij, nuk do te kete asnje ndryshim edhe sa i takon tre lojtareve qe do te qendrojne pas Djurdjevic dhe ne fushe edhe ndaj Teutes do te luajne Latifi nga e majta, Da Silva nga e djathta dhe Mustedaganiç ne qender./SHKODRA-SPORT.COM/