Arbitri shkodran Ditmir Grimci rikthehet sot serish ne skene per te drejtuar tashme nje ndeshje te vlefshme per turin e 1/8 te Kupes se Shqiperise. Ai eshte caktuar per te arbitruar ne ndeshjen qe do te luhet ne stadiumin e qytetit te Rrogozhines ne mes Egnatias dhe Lushnjes.
Por ajo qe te ben pershtypje eshte se ai nuk do te kete me vete asnjerin prej asistenteve te kolegjiumit te Shkodres por do te bashkepunoje per kete takim me tiranasin Ilir Cani dhe me lezhjanin Krist Zefej.
Arbiter i katert nderkohe do te jete shkodrani tjeter Indrit Myrtja, i cili nuk eshte preferuar te caktohet ne ndonje ndeshje tjeter si kryesor, ndonese kemi te bejme me sfida ku edhe mund te kishte hapesire.
Ajo qe duhet permendur eshte se FSHF ka perzgjedhur tashme dy arbitra per ne Superiore, qe jane Myrtja dhe Grimci, por numri i ndeshjeve qe ato arbitrojne eshte serish i ulet./SHKODRA-SPORT.COM/