Vllaznia do të luajë ditën e nesërme në transfertë kundër Laçit në stadiumin e vendasve, ku do të kërkojë një fitore. Në kampionat, shkodranët renditen në vendin e pestë me 10-pikë. Në shtatë javë që janë luajtur deri më tani, ekipi ka grumbulluar tre fitore, një barazim dhe tre humbje.
Ndërkohë, dy nga gjashtë golat, i ka shënuar Ardit Hoxhaj. Në fakt, përveç dy golave në shtatë ndeshje, ai ka edhe 441-minuta në fushën e lojës.
Në dy sezonet e fundit që, Hoxhaj luan me fanellën e Vllaznisë, ka shënuar 15-gola. Në dy vite në Shkodër, futbollisti vlonjat ka qenë vendimtar në shumë ndeshje, që sollën edhe dy Kupa të Shqipërisë në Shkodër.
Megjithate pritshmerite rreth ketij lojtari jane me te medha dhe me siguri qe do te vazhdoje te shenoje dhe te kontribuoje me lojen dhe golat e tij.
Maringlen ZHIVANI