Pas 8 vitesh ne Shqiperi duke perfaqesuar Vllaznine, Ardit Krymi te dielen pritet te debutoje me skuadren e tij te re, ate Shakhter Soligorsk, pjesmarrese ne kampionatin bjellorus te futbollit.

Futbollisti shkodran ka kaluar me sukses te gjithe kontrollet mjekesore, ka firmosur kontraten dhe eshte prezantuar si futbollisti me i ri i skuadres kampione ne fuqi te ketij vendi.

Por ajo qe te ben pershtypje eshte se ndryshe nga e gjithe karriera e tij e deritanishme kur ka luajtur me numrin 6 ne fanelle, kete here do te mbaje fanellen me numrin 8 dhe Krymi shpreson qe edhe ky numer t’i jape te njejti sukses siç i ka dhene numri i meparshem kur luante me Vllaznine.

Te dielen ne oren 15.00, skuadra e Ardit Krymit do te luaje ne transfete ndaj Arsenal Dzyarzhynsk dhe ne kete ndeshje mendohet qe mesfushori nga Shqiperia ta nise si titullar.

Duhet thene se edhe Shakhter Soligorsk nuk i ka bere nje nisje te mire kampionatit. Si kampione ne fuqi e vendit, ajo aktualisht eshte ne vendin e peste te renditjes duke qene 5 pike larg nga Bate Borisov./SHKODRA-SPORT.COM/