Kristi Kote ka gjetur akordin me klubin e Kukësit për të veshur fanelën e verilindorëve në edicionin e ri. Është klubi kuksian që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se lojtari ka firmosur deri në vitin 2024.

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Kukësit duke qenë se trajneri Skënder Gega ia njeh mjaft mirë cilësitë mëngjërashit. Kote ishte për 4 sezone pjesë e Partizanit dhe ishte pikërisht trajneri tropojan që e mori tek të kuqtë gjatë kohës që ishte në krye të pankinës. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:

“WELCOME KRISTI KOTE

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Kristi Kote është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mesfushori e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte pjesë e Partizanit në 4 sezonet e fundit, teksa tani do të jetë pjesë e ekipit tonë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Kristi

Skeda e Lojtarit:

Emri: Kristi Kote

Mosha: 23 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.74 m

Pozicioni: Mesfushor”.