Hera e fundit që Mançester Siti ka pritur Liverpulin në shtëpi ishte në datën 1 prill të këtij viti.
Pavarësisht se Mohamed Salah kaloi në avantazh miqtë, golat e Julian Alvarezit, Kevin de Bryjnes, Ilkai Gyndoanit dhe Xhek Grilishit përmbysën rezultatin, duke i dhuruar “qytetarëve” fitoren me rezultatin e thellë 4-1.
Kampionët e Anglisë janë të pamposhtur në 7 përballjet në shtëpi të Premier Ligës kundër Liverpulit, nga të cilat kanë fituar 4 dhe barazuar 3.
Erling Haland do të përpiqet të prishë mallkimin për t’i shënuar golin e parë skuadrës së Jyrgen Klopit në kampionat, ndërsa i ka ndëshkuar “reds”-at vetëm në Kupën Karabao, por ende jo në Premier Ligë.