Ne kampin qipriot jane te mendimit se fitorja 1-0 ne ndeshjen e pare ndaj Vllaznise, i ben ata favorite per kalimin ne turin e trete te kompeticionit europian “Conference League”.
Nje besim te tille e ka shfaqur edhe mesfushori fantazist i saj, numri 10 i AEL. Franco Mazurek. Ai eshte lojtari qe dha asistin per sulmuesin Scepovic qe shenoi golin e vetem ne ndeshjen e se enjtes.
Futbollisti argjentinas qe i eshte bashkuar kete sezon ekipit qipriot, ka postuar ne rrjetet sociale momentin e ketij goli dhe perpos tij shpreh besimin e plote se AEL do te kualifikohet te enjten e ardhshme ne turin tjeter te kesaj kupe.
27 vjeçari eshte i kënaqur me rezultatin e ndeshjes së parë në “Tsirio” dhe pret me padurim sërish ndeshjen e ardhme ku skuadra e tij të vulosë biletën për t’u kualifikuar në fazën tjetër.
Ne fakt eshte e drejta e tij te mendoje ne kete menyre dhe askush nuk e ndalon, por a mendojne edhe shkodranet keshtu./SHKODRA-SPORT.COM/