Dita e sotme përkon me 21 vjetorin e lindjes së boksierit të talentuar shkodran Arjon Kajoshi. Një nga sportistët më të mirë të Shqipërisë në fakt sot nuk ka patur shumë kohë të festojë me shokët apo dhe familjen e tij. Arsyeja është e thjeshtë: Ai është i grumbulluar me ekipin në prag të kampionatit kombëtar që do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkodër.

Boksieri i Vllaznisë është i fokusuar totalisht tek ky eveniment sepse dëshiron të rifitojë sërish titullin kampion që humbi vitin e kaluar në përballjen me Beqirin e Tiranës. Për këtë arsye, Kajoshi është duke u përgatitur me shumë dëshirë dhe ka punuar fort gjatë gjithë kësaj periudhe sepse dëshiron me çdo kusht suksesin. Edhe trajneri Zef Gjoni ka besim tek ky sportist dhe e mendon atë si një nga kampionët e ardhshëm të Shqipërisë që me suksesin e tij individual do t’i japë pikë edhe ekipit në mënyrë që ai të shpallet kampion për herë të 21-të.

© shkodrasport.com