Tjeter fitore e boksierit shkodran Arjon Kajoshi ne boksin profesionist. Mbremjen e djeshme ai ka triumfuar ne ringun e vendosur ne qender te Tuzit ndaj boksierit nga Bosnje- Hercegovina Edis Dzambas.

Dy raundet e para kane patur nje lufte te forte sportive nga te dy boksieret, por kuptohet qe Kajoshi ka qene ne avantazh per shkak te goditjeve te sakta qe ka dhene, derisa ka ardhur raundi i trete kur pas momenteve te veshtira qe ka kaluar, boksieri boshnjak eshte terhequr.

Ne kete menyre Arjon Kajoshi siguron fitoren e tij te 9-te ne boksin profesionist, ne po kaq ndeshje te luajtura, nga te cilat 7 i ka me nokaut. Nje ecuri e shkelqyer e 26 vjeçarit qe njeh veç arritje ne karrieren e tij.

Per momentin, para kesaj ndeshje sportisti i klubit Vllaznia renditet ne vendin e 291-te ne bote, por pas ndeshjes se mbremshme padyshim qe do te ngjitet serish ne ranglisten boterore. Por ky eshte vetem fillimi.

Synimet e tij dhe te stafit te trajnereve me ne krye Zef Gjonin jane shume te medha dhe shume shpejt emri i tij, ashtu si i Nelson Hyses, pritet te rreshtohet brenda 100-shes me te mire te Botes./SHKODRA-SPORT.COM/