Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës i është nënshtruar një rikonstruksioni në tapetin e blertë. Prej shtatorit të vitit të shkuar, skuadra e Teutës nuk i ka zhvilluar ndeshjet në fushën e vet, duke pasur ndikim në rezultatet e skuadrës.

Tanimë duket se është dhënë “ok” nga ekspertët e barit, me ekipin e Renato Arapit që brenda këtij muaji do mund të luajë në stadiumin e vet.

Ngrohja e motit me disa gradë ka ndikuar për mirë në rrënjët e barit dhe sipas specialistëve për tre javë skuadra do mund të luajë ndeshjet si vendase në Durrës.

Megjithate duhet pritur caktimi i dates perfundimtare nga specialistet, per te mesuar edhe se ne cilen ndeshje do te rikthehen “djemte e detit” te luajne ne shtepine e tyre.