Mjafton nje foto dhe kaq mjafton qe shume prej lexuesve te gazetes tone te rikthejne ne vemendjen e tyre dy emra te shquar te futbollit shkodran dhe atij shqiptar si Esat Rakiqi dhe Selami Dani.

E kemi nxjerre nga arkiva e “Shkodra Sport” per t’i kujtuar keto dy emra te mirenjohur. I pari nje nga mesfushoret e dalluar te Vllaznise se viteve ’60 dhe fillimin e viteve ’70 dhe tjetri, sulmuesi i njohur po i ketyre viteve.

Po e publikojme kete foto edhe per nje fakt tjeter. Rakiqi dhe Dani jane thuajse moshatare (nje vit me i madh ka qene ky i fundit), jane rritur ne te njejten lagje dhe kane qene shoke e miq te mire derisa Esat nderroi jete gati 6 vjet me pare.

Selamise duket se i mungon miku i tij edhe sot e kesaj dite, pikerisht ne ate kafen ne Zdrale ku qendronin per ore te tera duke biseduar per sportin dhe jo vetem.

Ky ndoshta eshte shembulli me i mire i miqesise qe krijon sporti. Te dy ata kane qene zoterinj te vertete. Dy profesioniste te medhenj si sportiste e si trajnere, por te tille edhe jashte ketij profesioni.
Gjergj KOLA