Armando Broja është rikthyer te goli teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar duke i hapur rrugë fitores 4-0 të Çelsit në ndeshjen e Kupës ndaj Preson. Madje, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka patur edhe raste të tjera shënimi, por ka qenë i pafat dhe kësisoj është mjaftuar me vetëm një gol në këtë ndeshje.
Vetë Broja në një prononcim të dhënë për mediat pas ndeshjes, është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar që padyshim do ta ndihmojë shumë për vazhdimësinë e tij.
“Të vish nga pankina dhe të luash disa ndeshje dhe të mos shënosh dot gol nuk është e lehtë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që munda ta arrij atë gol sot. Shpresoj që të ketë shumë më tepër në të ardhmen.
Momente të tilla janë ato që të bëjnë të lumtur dhe të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tënde. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija. Ka shumë presion mbi supet tuaja kur pritet të shënoni çdo ndeshje. Unë përpiqem të l ditët e këqija që më kanë kaluar dhe të shikojë ditët e mira. Sot ishte një nga ato ditët më të mira”, tha Broja.