...
HomeKRYESOREArmando Broja nuk ka ndërmend të ndalet te Çelsi, shënon edhe ndaj...

Armando Broja nuk ka ndërmend të ndalet te Çelsi, shënon edhe ndaj Totenhemit

Armando Broja po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa ka gjetur disa herë rrjetën me skuadrën e të rinjve të Çelsit.

18-vjeçarët e Çelsit kanë mposhtur me rezultatin 3-5 në transfertë, moshatarët e Totenhemit. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi shqiptar i cili shënoi golin e 5-të, për ekipin e tij.

Me këtë fitore ekipi i Brojës arrin në kuotën e 25 pikëve, 1 më pak se Fulhemi kryesues, në Premier Ligën e 18-vjeçarëve.

Me golin e sotëm, sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe, shkon në shifrën e 9 golave për këtë sezon, ndërkohë që ka zhvilluar 11 ndeshje. 18-vjeçari shpreson që me formën që po kalon të tërheqë edhe vëmendjen e trajnerit Lampard, për ta thirrur atë në ekipin e parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.